Kryeministri Berisha vizitoi pasditen e sotme studentet e plagosura që ndodhen në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Ai tha se ministri i Shëndetësisë ka nisur të kontaktojë klinika të huaja jashtë vendit dhe sapo kushtet e pacienteve ta bëjnë të mundur, ato do të dërgohen për kurim në vende të ndryshme. Punën e mjekëve të Spitalit Ushtarak ai e cilësoi si "të jashtëzakonshme". Ata kanë "realizuar ndërhyrje nga më të komplikuarat për të shpëtuar jetët e vajzave".