Djegia e shtëpive, asnjë ndihmë nga shteti

2015-08-21 4

Katër familjet e lagjes Maxhari të Shkupit, shtëpitë e të cilëve u përfshinë nga zjarri ditë më parë, ende vazhdojnë t'i kalojnë netët nën qiell të hapur. Sipas familjarëve, deri tani askush nga institucionet shtetërore nuk i ka vizituar dhe nuk është interesuar për fatin e tyre. Ata thonë se po flenë mbi rrënojat e shtëpisë së djegur, ndërsa për fëmijët, kanë improvizuar streha me kuti kartoni. Organizata Humanitare "Kalliri i Mirësisë" vizitoi familjarët për t' ju dhuruar artikuj të ndryshëm ushqimor.
"Kjo fatkeqësi që ju ka ndodhë këtyre, me të vërtet të diskriminuar tej mase, popullatë e cila shihet, na vjen shumë se ne vetëm me artikuj ushqimor ua zbutëm dhimbjen e tyre, mirëpo ajo e cila duhet të ndërmerret është se këta njerëz kanë ngel pa kulm mbi kokë. Ne si organizatë joqeveritare e bëmë atë çka mundëm mirëpo tash duhet të kontribuojë me një iniciativë shumë të shpejtë edhe qeveria, këtyre të banuarve, edhe pse jemi në Maqedoni, jemi në Evropë, kjo i ngjan një Bangaldeshi, pra duhet t'ju bëhet një kulm mbi kokë, deklaroi Muhamet Ismaili, O.H 'Kalliri i Mirësisë'.
Përveç organizatës humanitare "Kalliri i Mirësisë", familjarëve u erdhi në ndihmë edhe organizata tjetër humanitare "El-Hilall" dhe Kryqi i Kuq.
"Momentalisht po e shihni vet se ku jetojmë, familje e madhe, kallaballëk, fëmijët po frikohen, trishtim, bile mu kanë me rregullu nga një dhomë të vogël, mu pastru kjo këtu bëhet pak, por sërish faleminderit prej popullit shqiptar që na ndihmojnë. Momentalisht as batanije e as dyshek, ushqimore po, por nuk po kemi me çka me u mbulue, fëmijët e ne, momentalisht jashtë jemi", u shpreh Bajram Mustafa.
"Faleminderit prej shqiptarëve që po na ndihmojnë, pak kemi me hëngër, na kanë pru me hëngër, do tesha do me hëngër. Nuk po kemi ku me fletë, nëpër shupa, at shupën e kemi ndreq, at shatorin e kemi ndreç, i rahatum pak fëmijët. Fëmijët po frikohen, do tesha po I shtrojmë me flejt fëmija, do tesha po I bëjmë jastëk, na kanë pru do tesha qe jemi ndru pak, se me nejtë veç me të njëjtat tesha nuk ka kuptim. Tash për tash jashtë, po e lutim Zoti mos me ra shi se nuk po kemi me çka me u mbulua", tha Bukurie Mahmuti.
Rreth 30 anëtarë të familjeve të prekura kanë mbetur pa kulm mbi kokë që nga java e kaluar për shkak të zjarrit që përfshiu katër shtëpi të kësaj lagje. Sipas familjarëve shkaku i zjarrit ka qenë energjia elektrike. Melihate Rustemi