Analistët: BDI duhet t'i thotë 'mirupafshim' koalicionit

2015-08-21 0

Pas përfundimit të samitit të NATO-s dhe mbetjes së Maqedonisë jashtë Aleancës, institucionet duhet të ndërmarrin hapa konkret për të ndërtuar pozicionin se çfarë duhet të ndërmarrin pas këtij samiti. Analisti politik Naser Zyberi vlerëson se Qeveria duhet të diskutojë urgjentisht rreth situatës së fundit, të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare, më pas të mbledhë në takim liderët e partive politike dhe pastaj Kuvendi të diskutojë dhe të dalë me konkluzione rreth qëndrimit në të ardhmen të Maqedonisë. Analisti Zyberi thotë se Gruevski ka dy alternativa, të deklarohet se nuk ka ndryshime qoftë edhe me çmimin për të mbetur jashtë NATO-s dhe BE-së ose të jep dorëheqje dhe të thotë se ndryshimi i emrit është kundër bindjeve të mia.
"Konkluzionet mund të jenë të natyrës që Maqedonia në mënyrë urgjente do t'i ndërmerr gjitha aktivitetet që të përshpejtohen negociatat në kuadër të KB-ve për gjetjen e kompromisit për kontestin me Greqinë. Nëse kjo është ideja atëherë në këtë mënyrë mund të sillen konkluzionet, nëse kryeministri është kundër idesë që të bëhet çfarëdo kompromisi rreth kontestit të emrit atëherë kuptohet një nga konkluzionet mund të jetë që të jep dorëheqje Qeveria, të formohet një Qeveri teknike dhe të shpallen zgjedhjet e parakohshme, pra varet çfarë dëshiron kryeministri dhe Qeveria me çështjen e kontestit rreth emrit", deklaroi Naser Zyberi, analist politik.
Profesori Bekim Kadriu vlerëson se partia e kryeministrit Gruevski nuk ka për qëllim anëtarësimin e vendit në strukturat euroatlantike, ndaj partia shqiptare në pushtet duhet t'i thotë 'mirupafshim' koalicionit.
"Partia politike maqedonase, momentalisht që janë në pushtet, nuk kanë qëllim që ta zgjidhin kontestit me emrin dhe në atë mënyrë ato në mënyrë indirekte nuk kanë qëllim që të anëtarësohen edhe në NATO dhe të fillojnë negociatat. Duke pasur parasysh gjitha rrethanat tjera që ndodhin ndoshta duhet të mendohet si zgjidhje ti thuhet, mirupafshim koalicionit qeveritar dhe të dilet nga koalicioni, jo me një qëllim tjetër përveç që të formohet një garniturë që do të punojë në drejtim të anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE sepse Maqedonia rrugëdalje tjetër nuk ka", u shpreh Bekim Kadriu, analist politik.
Analisti politik Naser Zyberi duke komentuar pozitën e partisë shqiptare në pushtet, tha se ato nuk kanë ndikimin e duhur. Sipas tij, me vet faktin që Gruevski distancohet nga presidenti dhe njerëzit e tij, tregon se ai ka në dorë të gjitha mekanizmat.
"Fjalën e vetme në këtë Qeveri, peshën e gravitacionit e ka ekskluzivisht kryeministri i cili në mënyrë shumë autoritare e udhëheq edhe partinë që është në pushtet. Kështu që çfarëdo që të flitet për pjesëmarrjen e shqiptarëve është relevante sepse kjo është dëshmua nga samiti në samit. BDI në mënyrë permanente ësht...