Partitë politike kërkojnë llogari ndaj Gruevskit

2015-08-21 0

LSDM-ja opozitare ka kërkuar që Kryeministri Gruesvki të mbledhë forcat dhe të paraqitet në parlament për të dhënë llogari rreth situatës së krijuar pas samitit të NATO-s në Çikago. Në të kundërtën, opozita do të shfrytëzoj të gjitha mekanizmat që ka në dispozicion. Kështu shpreh koordinatori i LSDM-së Igor Ivanovski, pa dhënë detaje.
'42 deputetë në këtë parlament kanë parashtruar një letër drejt kryeministrit Nikolla Gruevski. Në këtë, edhe deri tek i dëgjueshmi i tij Gjorge Ivanov. Tani radha është e tyre. Qëndrimet dhe pozicionet e deputetëve opozitarë në këtë letër janë të qarta dhe precize. Gruevski është në radhë, duhet të vij në parlament dhe për të gjitha çështjet, të debatojmë. Ata e kanë fjalën, derisa ata nuk grumbullojnë forca dhe respekt ndaj qytetarëve që të bisedojmë në këtë temë, ne do t'i shfrytëzojmë të gjitha mekanizmat që kemi në dispozicion", deklaroi Igor Ivanovski, LSDM.
Nga PDSH-ja kërkojnë zgjedhje të parakohshme dhe dorëheqjen e Teuta Arifit dhe Fatmir Besimit. Duke u distancuar nga fjalori i përdorur nga kryeministri Nikolla Gruevski, kundër NATO-s, PDSH i kërkon edhe BDI-së të ndajë mendjen, 'nëse është me Gruevskin apo me NATO-n dhe shqiptarët'. Të njëjtën gjë kërkon edhe partia e Osmanit.

"Kërkojmë dorëheqje urgjente nga zv/kryeministrja Teuta Arifi dhe ministri i mbrojtjes Fatmir Besimi si eksponente kryesore të dështimit dhe mashtrimit të madh që iu është bërë shqiptarëve gjatë këtyre viteve. Kërkojmë nga Bashkësia ndërkombëtare të ndihmojnë që urgjentisht të hapet dialogu politik në mes katër forcave më të mëdha politike në vend. Kërkojmë që të thirret seancë urgjente e parlamentit lidhur me mos-marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO në Samitin e Çikagos, seancë kjo që do të rezultonte me shpërbërje të parlamentit dhe zgjedhje të parakohshme si e vetmja zgjidhje për dalje nga kjo situatë e krijuar", tha Imer Aliu, PDSH.

'Në vend që kryeministri të jetë autokritik për mos-integrimin e Maqedonisë në strukturat euro-atlantike, ai merret me kritika të ashpra kundër institucioneve ndërkombëtare, posaçërisht kundër NATO-s dhe institucioneve të tjera. Në këtë situatë kur populli shqiptar mbi 99 % është për integrimin e Maqedonisë në strukturat euro-atlantike është më imanente çështja se BDI-ja duhet të jap përgjigje nëse është me popullin shqiptar apo me Gruevskin", deklaroi Izet Zeqiri, RDK.


Nga ana tjetër nga BDI-ja thonë se nuk pajtohen me asnjë vlerësim të Gruevskit përveç në pjesës që flet për plotësimin e standardeve për anëtarësim në NATO.

"BDI pajtohet me vlerësimin e dhënë se Maqedonia i ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim në NATO dhe meriton anëtarësim në NATO dhe në këtë drejtim BDI ka dhënë kontribut të pamohueshëm. BDI nuk pajtohet me vlerësimin e tij se komuniteti ...