Bashkia e Tiranës ka prezantuar dy projektet finaliste për zgjerimin e bulevardit të kryeqytetit dhe lumit të Tiranës. Në fjalën e tij, kryebashkiaku Lulzim Basha ka theksuar se projekti i bulevardit është projekti më madhor që qyteti po harton për veten e tij në këto vitet e fundit.