AK, protesta ndërkombëtare për votat e emigrantëve

2015-08-20 1

Si asnjëherë më parë aktivistë të Aleancës KuqeZi në disa kryeqytete të botës kanë organizuar disa protesta kundër parlamentit dy ngjyrësh të Shqipërisë i cili prej vitesh në marrëveshje mes Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste po i mohon në këto 22 vite demokraci të drejtën e votës afro 2 milion emigrantëve, që sipas AK janë tradhtuar nga këto dy forca politike. Deklarata u bë nga zëdhënësi i AK-së, Redi Ramaj i cili shtoi se protestat u zhvilluan përballë ambasadave të Shqipërisë në Romë, Londër dhe Bruksel ku në bazë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë shteti shqiptar duhej t'i garantonte shtetasve të tij të drejtën për të votuar, dhe vala e protestave do të vazhdojë deri në ndryshimin e4 regjimit.