Këshilli ekonomik i Lidhjes social demokrate të Maqedonisë nga Qeveria kërkon që më tepër vëmendje t'i kushtojë zhvillimit ekonomik lokal, sepse përveç Shkupit asnjë qytet tjetër i Maqedonisë nuk po zhvillohet ashtu duhet. Sipas Aco Kocevskit Qeveria në mënyrë brutale po e shkelë ligjin për zhvillim ekonomik lokal të cilin vetë e ka propozuar duke ndihmuar vetëm disa komuna të Shkupit, ndërsa komunat tjera në brendi të vendit i ka lënë peng të realizimit të politikave të VMRO-DPMNE-së
"Qeveria pa pyetur krerët e disa komunave posaçërisht atyre në Shkup e sidomos në komunën Qendër po ndërton përmendore edhe pse ata nuk janë në kompetenca të komunave po nën kompetenca të Kuvendit të Maqedonisë. Qytetit të Shkupit ka blerë autobusë urban edhe pse kjo është kompetencë tipike e qytetit të Shkupit", tha Ace Kocevski, LSDM.
Se si duhet të funksionojë një komunë, shembull i mirë për partinë e Cërvenkovskit është qyteti i Strumicës i cili me fonde komunale ka arritur të rris investimet e huaja dhe ato vendore.
"Sot në Strumicë kemi rezultate të mira dhe atë vetëm në tre vitet e fundit janë hapur 35 fabrika të reja me 5 mijë vende të reja pune. Ghithë këto janë investime të reja e jo të vjetra", tha Zoran Zaev, kryetar i komunës së Strumicës.
Partia e Cërvenkovskit i apeloi qeverisë që mos të zvogëlojë të ardhurat buxhetore për komunat në Maqedoni, sepse në këtë mënyrë të drejtëpërdrejtë i bën të varra nga pushteti qendror. Nevzat Mamuti