Analistët politik Albert Musliu dhe Petar Arsovski vlerësojnë se deklaratat e pamatura të Ministres së Brendshme Gordana Jankullovska sa i përket etiketimit të arrestuarve si vrasës dhe nga ana tjetër mbështetja e aksionit policor 'Monstrum" nga partia shqiptare në pushtet BDI, janë arsyet kryesore që nxitën qytetarët të protestojnë ashpër madje të shprehin dhunë ndaj institucioneve dhe selive të partisë së Ahmetit. Por, sipas analistëve tani gjithçka varet nga institucionet dhe subjektet politike se si do t'i përgjigjen këtyre kërkesave të qytetarëve.
"Mendoj se një nga arsyet është se BDI mbështeti aksionin policor për vrasjet në Smillkovcë, për sa i përket deklaratave se nuk ka pasur incidente gjatë aksionit dhe mbajtje pa nevojë në paraburgim. Mendoj se është një mllef transitor ndaj BDI-së që do të kalojë me kusht që gjykata të ketë zgjidhje transparente dhe me dëshmi të qarta", tha Petar Arsovski, analist.
"Subjektet politike janë organizata në vete dhe reagojnë konform vullnetit të qytetarëve. Lidhur me kërkesat politike mendoj se hapësira politike në Maqedoni është e hapur dhe nëse ka kërkesa ndaj subjekteve ato t'u drejtohen subjekteve politike ose nëpërmjet strukturave të subjekteve politike ose nëpërmjet strukturave të reja politike. Nuk e shoh të nevojshme të protestohet me kërkesa partiake", deklaroi Albert Musliu, analist.
Megjithatë analistët vlerësojnë se protestat e ditëve të fundit janë edhe si pasojë e mungesës së investimit për një kohë të gjatë në ndërtimin e mirëbesimit mes bashkësive etnike. Ata dënuan dhunën e përdorë në këto protesta ndërsa sugjeruan që qytetarët që protestojnë të jenë më konciz në kërkesat e tyre dhe të mos fyejnë ndjenjat e palës tjetër.
"Unë mendoj se protestat janë produkt i mungesës për një kohë më të gjatë të investimeve në mirëbesimin ndëretnik. Nuk bëhet fjalë vetëm për incidentet e fundit por edhe një sërë ngjarjesh paraprake të cilat marrin besimin e etniteteve dhe religjioneve njëra kundrejt tjetrës dhe mendoj se mllefi në ato protesta është më shumë autentik se sa politik. Prandaj mendoj se politikanët duhet të ndërtojnë një qëndrim të përbashkët që do të ishte në drejtim të qetësimit të tensioneve në terren", u shpreh Petar Arsovski, analist.
"Një shoqëri multientike, multi konfesionale duhet që qytetarët që protestojnë të jenë më të organizuar dhe të koncentruar në mesazhet dhe kërkesat të cilat i drejtojnë por derisa organizojnë protestat të jemi të kujdesshëm për ndjenjat e palës tjetër. Ato që protestojnë nuk duhet të bëjnë pre e grupeve të vogla të cilët i keqpërdorin tubimet e mëdha për interesat e veta dhe të mos përdorin fjalor të pamatur dhe ofendues",tha Albert Musliu, analist.
Analistët gjithashtu vlerësojnë se në periudhën e ardhshme situata në terren do të varët nga rrjedha e...