Nis hartimi i strategjisë së re për zhvillimin e turizmit

2015-08-20 2

Në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve u organizua sot takimi i parë me përfaqësues tё pushtetit vendor e përfaqësues të shoqatave turistike, shoqërisë civile, ku u shpall fillimi i procesit të hartimit të Strategjisë së re të Turizmit për vitet 2013-2020. Ministri i TKRS-së, Aldo Bumçi, gjatë fjalës së tij kërkoi bashkëpunim me të gjitha qarqet, bashkitë dhe komunat si dhe biznesin për të nxjerrë në pah zhvillimet dhe problematikat e zonave që drejtojnë. Ministri Bumçi në fund të fjalës së tij theksoi se pas këtij takimi në MTKRS të tjera do të zhvillohen në secilin qark.