Shkoder, zbulohet ura e ndertuar gjate Luftes se Pare Botetore

2015-08-20 3

Agjencia e Sherbimit Arkeologjik permes Drejtorit te saj Roland Olli ka deklaruar se ura e zbuluar nga punimet ne segmentin lindor te unazes se qytetit te Shkodres nuk eshte Ura Kercile, por nje ure qe i perket kohes se para Luftes se Pare Boterore e Ndertuar nga austriaket. Ky konkluzion eshte arritur pas studimeve te teknikes se ndertimit te ures dhe kolektorit ne kete vend, por dhe ne baze te vjetersise se materialeve te perdorura pasi jane bere sondimet dhe matjet edhe ne thellesi te ketij objekti. Si e tille duke mos qene nje veper qe mund te vleresohet si Monument Kulture, i hapet drita jeshile rinisjes se punimeve te Kolektorit te Unazes dhe rrethrrotullimit pikerisht ne nyjen lidhese ne hyrje te qytetit te Shkodres. Drejtori i Agjencise se Sherbimit Arkeologjik prane MTKRS ka deklaruar se ura nuk do preket dhe as cenohet nga punimet, por ndertimi i unazes se madhe te qytetit do nderhyje vetem ne pjesen e kolektorit qe shtrihet tek vendi ku do behet rrethrrotullimi.