Greqi, trysni për qeveri me bazë të gjerë

2015-08-20 0

Lideri i partisë konservatore greke, 'Demokracia e Re', Antonis Samaras tha sot se Greqia mund të krijojë një qeveri të përhershme, të aftë për ta mbajtur vendin në zonën e euros, vetëm me miratimin e së majtës radikale 'Siriza', e cila fitoi vendin e dytë në zgjedhjet parlamentare të dielën. Ai shtoi se një qeveri e tillë duhet të siguron që vendi të mbetet në eurozonë dhe të arrin përparim në ri-negocimin e politikave për masa më të rrepta ekonomike.
"Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të formuar qeverinë. Ajo duhet të jetë një qeveri që do të zgjasë. Në të gjithashtu duhet të merr pjesë edhe SIRIZA ose të paktën ta tolerojë qeverinë e tillë, sepse ka një dallim në mes përgjegjësisë politike dhe të protestuarit pa asnjë përgjegjësi politike. Në duart e tij është vendimi që ai dëshiron, por asnjëherë nuk ka ekzistuar qeveri pa përgjegjësi dhe kurrë nuk do të ekzistojë", deklaroi Antonis Samaras, lideri i "Demokracisë së Re".
Edhe lideri i së majtës demokratike, Fotis Kuveli njoftoi se do të marrë pjesë në një qeveri koalicioni të gjerë vetëm nëse merr pjesë edhe SIRIZA. Pas dështimit të liderëve të Demokracisë së Re dhe SiRIZA për të formuar qeverinë e re, tani bisedimet i bën kreu i PASOK-ut Evangelos Venizelos. Nga SiRIZA tani për tani nuk japin asnjë koment. Ivan Bllazhevski