Av. Popullit: 'Haki Haziri nuk është keqtrajtuar'

2015-08-20 5

Avokati i Popullit, Ixhet Mehmeti ka vizituar në burgun i Prilepit Haki Hazirin një ditë pas marrjes së parashtresës nga ana e familjes së tij lidhur me dyshimet për montimin e ndonjë procesi ndaj tij pa mos përjashtua këtu edhe sigurinë personale të Hakiut i cili pas gjashtë ditëve të mbajtur në lokacion të panjohur iu shqiptuar masa e paraburgimit dhe akuza për veprën penale terrorizëm. Avokati Mehmeti me këtë rast tha se Haki Haziri nuk është ankuar për keqtrajtime fizike, fakt të cilin e vërteton edhe raporti mjekësor.
"Një nga veprimet e tona, vizita në një burg ku një i dyshuar ndodhet në vuajtjen e paraburgimit. Është biseduar me të njëjtin. Është kontrolluar i gjithë dokumentacioni dhe i njëjti ka deklaruar se nuk ka pasur kurrfarë përdorimi të dhunës, fyerjeve apo të mundimeve të ndryshme dhe po të njëjtën gjë e konstaton edhe dokumentacioni mjekësor. Për rastet tjera në vijim është procedura", deklaroi Ixhet Mehmeti, Avokat i Popullit.
Avokati i Popullit, Ixhet Mehmeti gjithashtu tha se ai dhe ekipi i tij do të veprojnë në përputhje me kompetencat e tyre me qëllim që t'u dalin në ndihmë këtyre personave.
"Ne kemi hapur disa procedura dhe në veçanti edhe për këtë të fundit dhe dje kemi marrë disa veprime në drejtim të hetimit të mirëfilltë pranë institucionit të Avokatit të Popullit dhe vlerësojë se së shpejti procedurat edhe do të përfundojnë", theksoi Ixhet Mehmeti, Avokat i Popullit.
Ndërkohë, mënyra e arrestimit të Haki Haziri dje mbërriti edhe në zyrën e Komitetit të Helsinkit në Shkup. Drejtuesja e këtij institucioni premtoi se këtë çështje do ta trajtojë me seriozitetin më të madh, pasi familjarët e Hazirit kanë parashtruar një mori dyshimesh. Nga zyra e Komitetit të Helsinkit i bëjnë thirrje të gjithë familjarëve të personave të arrestuar gjatë aksionit policor "Monstrum" që në rast se vlerësojnë se u janë cenuar të drejtat e tyre, t'i drejtohen këtij institucioni. Valmir Kuçi

Free Traffic Exchange