TIRANE- Një meshë është mbajtur në Tiranë për nder të shpirtit të Anwar Rizik. Mesha nisi në orën 17:00 të ditës së djeshme në Kishën Autoqefale Ortodokse që ndodhet në rrugën e Kavajës. Rreth 500 persona, miq, shokë dhe anëtarë të familjes morën pjesë në këtë meshë, duke u lutur për shpirtin e 43 vjeçarit të vrarë në derën e shtëpisë. Ndërkohë që bashkëshortja e viktimës Elda, si dhe vëllai i tij pritën ngushëllimet e rastit.