Gjykata e Lartë vendosi sot të vazhdojë procesi i gjykimit ndaj ish dy zyrtarëve të lartë Dritan Prifti dhe Leonard Beqiraj duke rrëzuar të 7 kërkesat e palës mbrojtëse të cilat kishin në thelb pushimin e cështjës. Pas seancës reagoi avokati mbrojtës i Dritan Priftit, Fatmir Braka. Sipas Brakës vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë ishte i padrejtë.