Në orën 14: 30 minuta ish kryeministri Fatos Nano është parë të hyjë në ambientet e kryeministrisë i shoqëruar dhe nga këshilltari i tij Ilir Kulla. Ish lideri i së majtës Fatos Nano prezantoi platformën e tij për presidentin e ri të vendit. Takimi ka qenë i shkurtër, rreth 30 minuta, dhe Nano është larguar pa folur me gazetarët.