TIRANE- Në Ditën Kombëtare të Drejtësisë Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi bën thirrje për mbështetje ndaj sistemit gjyqësor dhe rritjen e bashkëpunimit mes institucioneve. Ndryshe nga herët e tjera sot kreu i shtetit kurseu kritikat ndaj gjyqësorit, duke bërë thirrje per shtrirjen e dorës së bashkëpunimit. Deklaratat e kreut të Shtetit u bënë gjatë një pritje zyrtare sot paradite në Pallatin e Brigadave.