Ndeshjet kombëtare të futbollit mund të luhen ne stadiumin "Loro Borici" në Shkodër. Për këtë qëllim ka qënë sot në Shkodër Sekretari I Përgjithshëm I FSHF Eduard Prodani I cili ka zhvilluar një takim me kreun e bashkisë së qytetit verior Lorenc Luka. Gjatë takimit është diskutuar mbi investimet që duhet të kryhen në "Loro Borici: në mënyrë që ky stadium të plotësojë kushtet e kërkuara nga UEFA.