Gruevski: Protestat, manipulim të opozitës

2015-08-20 0

Kryeministri Nikolla Gruevski i vlerësoi protestat e djeshme si një manipulim politik dhe tentim i disa partive të opozitës që të fitojnë pikë politike përmes rastit "Monstrum". Kryeministri tha se të drejtën e protestës e ka kushdo, por porositi që për rastin, politika të mos fut hundët. Gruevski tha se në vendet demokratike, shpeshherë ka edhe situata kur organizatorët e protestave të caktuara dinë t'i manipulojnë qytetarët. Ai vuri në dukje se disa nga partitë e opozitës shfrytëzuan dobësinë dhe emocionet për të manipuluar qytetarët.
"Unë e di se problemi në demokracinë tonë ndonjëherë është se disa nga partitë e opozitës dinë t'a keqpërdorin momentin. Edhe me këtë rast kishte ndonjë parti opozite që në njëfarë mënyre me komunikatat dhe deklaratat e veta, nxiti reagime negative në këtë drejtim. Mirëpo, të gjitha ato parti në njëfarë mënyre, do i humbin pikë politike kur gjërat do të dalin në shesh", tha Nikolla Gruevski, kryeministër.
Kryeministri tha se një pjesë e partive që sipas tij u përfshinë në protestën e djeshme me siguri do të turpërohen pasi MPB-ja të dorëzojë provat e mbledhura pas krimit tek liqeni i Smillkovcit.
"MPB ka prova të fuqishme që do t'i prezantojë para gjykatës për vrasjen e pesë personave tek liqeni i Smillkovcit. Koha do të tregojë se ato prova janë ato që përbëjnë të vërtetën, dhe jo ato që mendojnë se dikush i manipulon", tha Nikolla Gruevski, kryeministër.
Një ditë më parë, disa qindra qytetar shqiptarë protestuan para qeverisë dhe gjykatës, me parrugat "Shqiptarët janë mysliman, por jo terroristë". Verica Pavlloska