Rolin e të rinjve maqedonas që para tre javëve protestuan dhunshëm para Qeverisë sot e kishin marrë një grup të rinjsh shqiptarë të cilit ishin në mesin e protestuesve që dolën të shprehin pakënaqësitë e tyre ndaj aksionit të fundit policor. Ata u nisën nga Çairçanja drejtë gjykatës themelore Shkupi 1 ku qëndruan në mënyrë të qetë për pak minuta dhe më pas u drejtuan para Qeverisë. Brohoritnin "Shqiptarët janë vetëm mysliman dhe jo terrorist" dhe "Nuk do të lejojmë të kalojnë procese të montuara", "Vrasës" dhe drejtuan ofendime ndaj liderëve shqiptarë Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi, ofenduan edhe kryeministrin Gruevski dhe ministren e Brendshme, Jankullovska. "Le të del drejtësia dhe le të kërkojë fajtorët dhe jo të marrin në qafë motrat tona, nënat dhe vëllezërit tanë", tha një protestues. "Desha të pyes, atë ditë kur doli ministrja e brendshme Gordana Jankullovska, a e kishte arrestuar edhe zëvendës ministrin e saj Xhelal Bajramin apo çka ishte, le të del e le të prononcohet", tha një protestues. Në momentin kur protestuesit filluan të tërhiqeshin prej para Qeverisë, ndodhi një incident më i vogël. Një grup të rinjësh të cilët ishin në mesin e protestuesve filluan të gjuajnë policinë me gjësende të forta, por pjestrët e policisë në asnjë moment nuk lejuan të provokheshin nga ata . Falë intervenimit të protestuesve më të moshuar nuk u lejua të eskalojë situate, ata penguan këta të rinjë të mos sulmojnë policinë. Po ky grup të rinjësh pas kthimit në Çair, kur të gjithë menduan se përfundoi gjithçka, kanë sulmuar ndërtesën e Komunës së Çairit duke thyer kështu disa xhama të saj dhe derën hyrëse të Komunës. Valmir Kuçi