Alsat, zbulon profesionin e të arrestuarve

2015-08-20 11

Bujq, zdrukthëtarë, berber, shofer kamioni, amvise, shitës të librave, janë vetëm disa nga profesionet e të arrestuarve të ditës së djeshme, që policia i quajti terroristë që kanë luftuar bashkë me talibanët në Afganistan dhe Pakistan kundër trupave të NATO-s.
Qani Aziri nga Shutka, 64 vjeç, është pensionist kurse profesioni i tij i mëparshëm ka qenë zdrukthëtar. Edhe vëllai i tij i arrestuar Fejzi Aziri (50) është bujk që merret me punimin e tokës dhe ruajtjen e bagëtisë ndërsa Haki Aziri (32) është shofer kamioni.
60-vjeçarja Feride Bilalli, amvise nga fshati Hotël i Likovës, ishte ne mesin e të arrestuarve por në orët e hershme të mëngjesit është lënë e lirë. Ajo jeton e vetme në shtëpi në fshatin e saj pasi 3 djemtë e saj me vite punojnë në shtetet perëndimore.
Në mesin e të arrestuarve të dyshuar për vrasjen e pesëfishtë në Smillkovcë, është edhe 20-vjeçarja Surraj Hasipi nga fshati Hasanbeg i Shkupit. Ajo së bashku me dy vëllezërit, Fati dhe Fuat Hasipi, janë arrestuar mëngjesin e së martës dhe akuzohen se kanë lidhje me vrasjen në Smillkovcë.
Surraj është 20 vjeçe dhe është shtëpiake, ndërsa Fati Hasipi, 24-vjeçar, punon si tregtar në tregun me shumicë të Shkupit. Vëllai më i madh, Fuat Hasipi, punon si mjeshtër gipsi dhe deri para pak muajsh ka qenë emigrant në një prej shteteve europiane.
Mervan Memeti, shitës i librave, 30 vjeçar.
Në mesin e të arrestuarve është edhe 23 vjeçari Besim Hajdari, me profesion berber. Bedri Rexhallari

Free Traffic Exchange