Gjana-Shalsi, përplasje fizike dhe fyerje në komision

2015-08-20 0

yerje dhe përplasje fizike mes deputetëve Jemin Gjana dhe Eduard Shalsi në komisionin e veprimtarisë prodhuese. Debati nisi ndërsa diskutohej ligji për peshkimin, për të cilin deputeti socialist ka shtruar disa pyetje, duke vijuar më pas edhe me 24 pyetjet për Albpetrolin. Por deputeti demokrat, Jemin Gjana ndërhyri duke theksuar se pyetjet për Albpetrolin janë jashtë teme.
Replika e Shalsit ka qenë e ashpër, pasi ai deklaroi se "ju nuk keni tagër të paragjykoni pyetjet e mia". "Fakti që ju thoni se pyetjet janë jashtë teme, ka të bëjë me injorancën-tha Shalsi.Kaq ka mjaftuar që mes dy deputeteve të shkëmbeheshin fyerje të ndërsjella, duke kaluar deri në fyerje personale e madje edhe konflikt fizik mes tyre. Kjo situatë coi në ndërprerjen e punimeve të komisionit të veprimtarisë prodhuese.