Ministri Halimi në emision Fakt: Dorëhiqem nëse vërtetohet se kam marrë rrogë të dyfishtë

2015-08-20 5

Ministri aktual i Drejtësisë, Eduard Halimi i gjendur përballë gazetarëve në emisionin "Fakt" të gazetarit Peka në UTV, ka pranuar se ka qëndruar në detyrën e Avokatit të Shtetit, pavarësisht se ka marrë mandatin e deputetit. Ndërkohë që ka mohuar faktin të jetë paguar nga ky institucion, njëherësh me atë të Kuvendit. I gjendur përballë pyetjeve të gazetarëve për faktin se ekziston listëpagesa me emrin e tij si Avokat Shteti ku është paguar 21 ditë për muajin shtator të vitit 2009, vetëm tre muaj pas marrjes së mandatit të deputetit, Halimi tha se s'ka marrë asnjë lek. Ndërkohë që ai është shprehur se nëse vertetohet të ketë marrë para në dy vende do të jepte në moment dorëheqjen nga mandati i deputetit por dhe nga posti i