Gostivar, polici maqedonas vret dy shqiptarë

2015-08-20 1

Vrasje e dyfishtë ka ndodhur sot në Gostivar. Polici 39 vjeçar Jakim Trifunovski ka vrarë dy të rinj Besnik Shehapin 26 vjeç dhe Imran Memetin 30 vjeç. Deri te ky akt i shëmtuar mësohet se ka ardhur për motive krejtësisht banale, ku sipas dëshmitarëve, polici i cili nuk ka qenë në detyrë është grindur me dy të rinjtë për një vend parkimi të veturës afër sallonit për mobile 'Montenegro' e cila grindje më pas ka kaluar në përleshje fizike. Sipas dëshmitarëve që refuzojnë të flasin para kamerave, pas grindjes polici ka nxjerr revolen dhe ka shtirë në drejtim të tyre duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.