NJË BANESË DYKATËSHE PËRFSHIHET NGA FLAKET NË "GJUHADOL"

2015-08-05 0

Një banesë dykatëshe është përfshirë nga flakët vetëm pak minuta më parë. Ende nuk dihet shkaqet e rënies së zjarrit. Në vendngjarje kanëkanë mbërritur zjarrëfikësit të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve. Sipas burimeve të para nga reparti i zjarrëfikësve shkak i rënies së zjarrit dyshohet të jetë një shkëndijë elektrike. Banesa e përfshirë nga zjarri ndodhet në lagjen “Gjuhadol” dhe dëmet më të mëdha janë shkaktuar në katin e dytë të objektit.

Në afërsi ka edhe banesa të tjera ndaj zjarrëfikëset po operojnë që zjarri të mos përhapet më tej dhe dëmet të jenë sa më të vogla. Dëme në njerez nuk ka ndërkohë që në momentin e përfshirjes nga flakët duket se askush nuk ka qenë brenda ndërtesës .


STAR PLUS TV - LAJME - NEWS

Free Traffic Exchange