HAPJA E DOSJEVE, JAVËN E ARDHSHME PR/LIGJI NË KUVEND

2015-08-05 0

PELESHI DHE VELIAJ, TAKIM ME ISH TË PËRNDJEKURIT NË SHKODËR NË KUADËR TË 20 SHKURTIT. Javën e ardhshme pritet të nisë shqyrtimi në Kuvend për projektligjin e hapjes së dosjeve. Këtë fakt e bëri të ditur ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj gjatë një takimi që zhvilloi së bashku me zv/kryeministrin Niko Peleshi, me ish-të përndjekurit në qytetin e Shkodrës.

Ministri Veliaj tha se në kushtet kur shoqëria ka vullnet për këtë proces nuk është e domosdoshme që hapja e dosjeve të realizohet me një ligj për lustracionin. Nderkohe present ne kete takim, Zv Kryeministri Niko Peleshi, deklaroi se qeveria shqiptare ka angazhimin e saj te plote qe te vendose ne vend kete problematike qe shoqëron ish te përndjekurit qe nga vitet 90-te, dëmshpërblimin e plote te tyre. Takimi me ish-të përndjekurit shkodranë vjen në 24-vjetorin e rrëzimit të bustit të ish-diktatorit komunist Enver Hoxha .