Ende prezente dhuna familjare ndaj femijeve, viktima femijet e familjeve qe jetojne ne varferi

2015-06-03 11

Maqedoni
Ende prezente dhuna familjare ndaj fëmijëve, viktima fëmijët e familjeve që jetojnë në varfëri
01.06.2015 17:02
“Një fëmijë 11 vjeçar nga Shkupi në vazhdimësi ishte i maltretuar psiqikisht dhe fizikisht nga e ëma e tij...
“Një fëmijë 11 vjeçar nga Shkupi në vazhdimësi ishte i maltretuar psiqikisht dhe fizikisht nga e ëma e tij. Ai në shtëpinë e tij hante më shumë dajak se sa bukë dhe gjithmonë mundej të vëreheshin në trupin e tij nishanet që ia kishte bërë nëna e tij”- deklaroi fqinja përballë shtëpisë së djaloshit kur e denoncoi rastin në institucionet përkatëse.

Fatkeqësinë e 11 vjeçarit e ndajnë edhe shumë fëmijë të tjerë në vend.
Ambasada e parë e Fëmijëve Megjashi, gjatë vitit 2014 ka regjistruar një sërë shkeljesh të të drejtave të fëmijëve dhe maltretime të dhunshme.

55 fëmijë janë regjistruar si viktima të dhunës familjare për shkak të gjendjes së rënd ekonomike të prindërve, 2 fëmijë janë regjistruar nga Ambasada “Megjashi” si lypsarë, 10 fëmijë kanë qenë pa strehë, 3 fëmijë kanë qenë seksualisht të abuzuar, ndërsa 16 të tjerë janë maltretuar fizikisht.
“Gjatë vitit 2014 kemi regjistruar 16 raste të dhunës familjare ndaj fëmijëve. Nën dhunë familjare nënkuptojmë dhunë psikike, fizike dhe pakujdesi ndaj fëmijëve. Kjo do të thotë se në të shumtën e rasteve fëmijët kanë qenë ose të rrahur dhe kanë pësuar dukshëm nga ajo, ose kanë qenë psiqikisht të maltretuar. Unë do të doja të theksoja se maltretimi psikik i fëmijëve është po ashtu problem serioz. Ai është i padukshëm dhe gjithmonë shkon bashkë me dhunën fizike ndaj fëmijëve”- deklaroi Jana Zengovska nga Ambasada e Fëmijëve “Megjashi”.

Dhuna ndaj fëmijëve nuk dallon kombësi dhe status social. Ajo shfaqet edhe në mesin e familjeve të varfra, por edhe tek të pasurit. Shkelje të të drejtave të fëmijëve ekzistojnë edhe në drejtim të asaj që disa fëmijë janë lënë pa dokumente personale nga ana e prindërve dhe nuk ndjekin procesin mësimor, që po ashtu është shkelje e identitetit të fëmijëve, sqarojnë nga “Megjashi”.
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, 1 Qershorit, TVM-2 vizitoi disa udhëkryqe të Shkupit. Shumë fëmijë mund të hasen në rrugë se si zgjasin dorën për një lëmoshe bukë ose për para.

Qendrat sociale së bashku me psikologët e Ambasadës së Fëmijëve “Megjashi” marrin masa përkatëse dhe kërkojnë një formë mbrojtjeje për këta fëmijë në rrugë, por ata theksojnë se ligji për përkujdesje prindërore është i qartë dhe gjithçka që duhet bërë është të nxitet familja biologjike e fëmijëve në rrugë të kthejnë sytë drejt fëmijëve që i kanë lënë jashtë shtëpive.
REXHEP QAMILI
http://al.mrt.com.mk/node/14856