Tiranë -
Në këtë një maj në Tiranë , nuk ka patur protesta, madje qytetarët në Tiranë e kanë shfrytëzuar edhe kohën me diell për të dalë shëtitje. Këtë pamje të ofronte Tirana, këtë një maj, shumë lëvizje nëpër rrugët e saj, por jo drejt punës pasi këtë të premte ka qënë një ditë pushimi , madje në kryeqytetet duket se kanë mbërritur edhe grupet e para të turistëve.
Kodrat e liqenit artificial si në cdo ditë pushimi , por në vecanti kur është dhe festë kanë qënë të mbipopulluara nga grupmosha të ndryshme. Dikush shëtit nën ajrin e pastër, dikush tjetër ka preferuar një piknik me familjen për të shijuar këtë ditë.
1 maji gjatë gjithë viteve, në shqipëri është ktheyr më shumë si një ditë feste, se sa proteste, madje këto të fundit kanë qënë shumë të pakta të organizuara nga shoqëria civile .
Por krahas pushimit , në këtë një maj ka patur edhe nga ata qytetarë që kanë dashur të përcjellin mesazhin se në vedn të drejtat e punëtorëve duhet të erspektohet edhe më shumë , ndërsa politikat duhet të mendojnë për më shumë politika punësimi.
Në 1 maj të 1886, mbi 200 mijë punëtorë në Cikago do të nisnin grevat për të kërkuar të drejtat e tyre. Vdekja e shtatë policëve gjatë këtyre protestave, sollën regaimin e ashpër ndaj lëvizjes sindikale, ku u vranë dhe tetë udhëheqësit e saj.
Që nga ajo periudhë muaji maj është muaji I përkujtimit të përpjekjeve të punëtorëve për të kërkuar të drejtat e tyre.