Transporti dhe pastrimi. Veliaj- Rregulla për shmangien e kaosit - Albanian Screen TV

2015-05-01 0

Tiranë - 
Pas 21 qershorit licencat e taksive dhe  autobuzëve të shërbimit urban do të jënë të vlefshme edhe në të gjitha komunat të cilat me hartën e re i janë shtuar Bashkisë së Tiranës.
Këtë premtim ka bërë në një takim me qytetarë dhe punonjës të transportit urban, kandidati për kryetar bashkie në Tiranë, Erjon Veliaj.
Në vijim të angazhimit të tij për një fushatë pozitiviste në raport me rivalin e tij , Halim Kosova, Veliaj ka shprehur dakordësi për një sërë qëndrimesh të mbajtura prej tij, por duke shtuar, se përgjigje për pyetjet e Kosovës duhet të japë Lulzim Basha.
Veliaj shtoi se në krye të bashkisë së kryeqytetit, ai do të fokusohet në rritjen e punësimit dhe mbështetjes sociale.

Free Traffic Exchange