Simultane shahu, mjeshtri Ilir Seitaj përballe 'Forcave të Armatosura' - Albanian Screen TV

2015-05-01 34

Tiranë - 
Një simultane shahu me mjeshtrin Ilir Seitaj. Kështu është finalizuar Kampionati I parë I shahut në radhët e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Në fjalën e saj  nënkolonele Arta Driza shpjegon arsyet e zhvillimit të këtij kampionati dhe nuk harron të përshendes Federaten Shqiptare të Shahut për mbështetjen e dhënë.
Shahu si një sport i traditës duket sikur i janë zbehur vlerat dhe Federata Shqiptare e Shahut  kërkon t'i rikthej ato me krijimin e klubeve, nga ato amatore në një nivel më cilësor, të denja për përfaqësim në rang kombëtar dhe me gjerë. Majlinda Pilinci sekretare e pergjithshme e federatës theksoi rëndësinë që ka sporti i shahut dhe domosdoshmërinë që ai të mos humbasë.

Mjeshtri Saitaj pranoi që  gjatë kësaj simultane hasi vështërsi pasi lojtarët ishin të përgatitur dhe nuk dorëzoheshin lehtë. Në një ceremoni të posacme përfaqësuesit e Federatës Shqiptare  të Shahut shpërndanë medaljet si dhe dhuruan libra për ushastarkët e apasionuar pas sportit të mendjes.

Free Traffic Exchange