Rama në Turqi, PD- Marrëveshje sekrete për Skavicën - Albanian Screen TV

2015-04-29 21

Tiranë - 
Vizita njëditore e Edi Rames në Stamboll fsheh pas,  sipas demokratëve një negociatë sekrete për dhenien me koncension të  hidrocentralit të Skavicës. Kreshnik Çollaku akuzoi nga selia blu kryeministrin  se pazarin me një konsorciom turk që nuk gëzon një opinion të mirë në rradhët e qeverisë të atij shteti, po e kryen personalisht në një prej hoteleve luksoze në Turqi. Negociata me grupin turk ka vijuar prej muajsh dhe ka pas një sekser, emrin dhe pagën e të cilit PD i kërkon Ramës ta bëjë publike.

"Ai sot nuk po merr pjesë në një konferencë ndërkombëtare por në një negociatë sekrete aspak transparente, private, me një konsorcium turk i interesuar për koncesionin e hidrocentralit të Skavicës", tha Kreshnik Çollaku, PD.

Vizita e kryeministrit, akzuon PD, është kryer jashtë cdo protokolli diplomatik pa vënë në dijeni ambasadën e këtij shteti në Tiranë. Të gjithë akuzat janë përgënjeshtruar nga zyra e shtypit e Edi Ramës, i cili ndodhet në Stamboll si i ftuar nderi në forumin  "Fikir Sofrasi" (Tryeza e Ideve) për të diskutuar mbi  partneritetin strategjik Shqipëri-Turqi në fushën e Tregtisë dhe Industrisë. "Me keqardhjen e zakonshme për fjalorin e ulët nga i cili Partia Demokratike nuk ndalet dot, është e udhës te rinënvizohet edhe sot se koha e sekserëve që negocionin në hotelet e botës pasuritë e popullit shqiptar për llogari të pushtetit familjar që shporri vota e popullit shqiptar, ka marrë fund bashke me atë pushtet në 23 qershor 2013", thuhet në deklaratën e zyrës së shtypit ët kryeministrisë e cila sqaron se vizita është në vazhdën e atyre të mëparshme në  Itali e Gjermani, nxitur sipërmarrësit të investojnë  në Shqipëri.

Free Traffic Exchange