Tahiri në Berlin- Gjermania të shkurtojë procedurat e kërkesave për azil - Albanian Screen TV

2015-04-28 20

Berlin - 
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i ka kërkuar autoriteteve gjermane shkurtim të procedurave të përpunimit të kërkesave për azil. Gjatë një takimi në Berlin me homologun e tij, Thomas de Maizere, Tahiri prezantoi edhe masat e mara nga shteti shqiptar për frenimin e numrit të azilkërkuesve nga Shqipëria.

"Shqetësimi për azil-kërkuesit, është një shqetësim që po adresohet edhe në vendin tonë. E informova kolegun për masat që ka marrë Shqipëria, dhe gjithashtu ia bërë të qartë angazhimin e qeverisë shqiptare për të mos lejuar në asnjë mënyrë shtetas shqiptarë që në mënyrë të padrejtë, vijnë kërkojnë azil politik. E bëmë të qartë që nuk ka azil politik në Gjermani dhe në asnjë vend të BE-së, për arsye politike apo për arsye ekonomike, dhe do të bëjmë gjithçka, për të ndaluar këtë fenomen që shqetëson si Shqipërinë dhe partnerët tanë", tha ministri Tahiri.

Ndërsa minsitri i Brendshëm gjerman, De Maizere përsëriti apelin e shtetit të tij se nuk ka asnjë shans për shqiptarët për të përfituar azil politik në Gjermani.

"Ndaj mesazhi im i qartë është se nuk ka asnjë shans për të fituar azil politik në Gjermani. Të gjithë shqiptarët që kanë ardhur, apo që do të vijnë, do të rikthehen në vendin e tyre. Në Shqipëri ka një demokraci krenare dhe nuk ka arsye për përndjekje politike. Ne do të bëjmë shumë për ta zhdukur këtë shqetësim dhe do të kemi bashkëpunënim të madh jo vetëm duke u fokusuar te arsyet e gabuara të kërkesave për azil", tha De Maizere.

Free Traffic Exchange