Tiranë -
Ndonëse ekeportet dhe importet janë rritur në vlerë gjatë muajit mars 2015, krahasuar me muajin shkurt apo dhe marsin e vitit të kaluar, niveli i tyre nuk ka mundur të zbusë deficitetin tregtar. Sipas INSTAT deficiti tregtar për muajin mars është rritur me 3.7 %, duke shkuar në 22 miliardë lekë. Treguesit e tregtise me jashtë shënojnë rritje si për eksportet dhe importet, por raporti mes tyre tregon rritje te deficitit.
INSTAT raporton se në muajin Mars 2015 eksportet e mallrave arritën vlerën 22 mld lekë, duke u rritur me 4,0 % në krahasim me Mars 2014 dhe 20,5 % në krahasim me Shkurt 2015. Në muajin Mars 2015 mallrat e ardhura nga importi arritën vlerën 44 mld lekë, duke u rritur me 3,9 % në krahasim me Mars 2014 dhe 13,5 % në krahasim me Shkurt 2015.
Vendet e BE-së vijojnë të mabjnë vendin kryesor sa I përket shkëmbimeve tregtare, ato zënë 63,9 % të të gjithë tregtisë. Partnerët kryesorë tregtarë janë Italia (35,1 %), Kina (8,4 %), Turqia (7,2 %) dhe Greqia (6,7 %). Në Mars 2015 eksportet drejt vendeve të BE-së janë ulur 15,2 %, krahasuar me një vit më parë, duke zënë 67,5 % të eksporteve gjithsej. Peshën më të madhe të eksporteve drejt vendeve të BE-së e zënë
Italia me 68,6 %, Greqia me 5,8 % dhe Spanja me 5,3 % të eksporteve gjithsej. Vendet e BE-së me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Mars 2014 janë: Mbretëria e Bashkuar, Austria dhe Gjermania. Ndërsa, vendet me të cilët ka pasur ulje të eksporteve janë: Spanja, Kroacia dhe Italia.