15.600 euro Delijorgjit, vendimi i Strazburgut për Gërdecin - Albanian Screen TV

2015-04-28 12

Strasburg - 
Prej marsit 2008 familjarët e 26 viktimave të Gërdecit u enden gjyqeve në kërkim të  drejtësisë nga shteti shqiptar. Por një prej të akuzuarve për këtë tragjedi, Mihal Delijorgji këtë drejtësi e ka gjetur më shpejt nga gjykata e Strazburgut. Shteti shqiptar, sipas një vendimit të marrë këtë të martë nga gjykata europiane e të drejtave të njeriut, duhet të dëmshpërblejë me 15 mijë e 600 euro pronarin e Albademil  për mbajtje në burg tej afateve të parashikuara me ligj. Sipas Strasburgut, mbajtja në burg e Delijorgjit nga data 24 nëntor 2010 deri më 12 mars 2012 është në shkelje të ligjit dhe se kërkesa e bërë prej tij në Gjykatë për lirim nuk është shqyrtuar me shpejtësinë e duhur.

Sipas argumentit të gjykatës së Strazburgut Mihal Delijorgji ishte administrator i një  kompanie private tregtare e cila  kryente një proces demilitarizimi në mars 2008, kur një shpërthim masiv në një nga objektet e saj vrau 26 njerëz dhe plagosi 265 të tjerë. Procedura penale filloi kundër tij  dhe 28 personave për vrasje dhe shkelje të rregullave të eksplozivëve. Dy ditë pas shpërthimit  Delijorgji u arrestua. Në mars 2009 cështja kundër tij dhe të bashkëakuzuarve u dërgua në Gjykatën  e Lartë  për shqyrtimin sepse një prej tyre kishte deputet dhe ish ministër. Në qershor 2009 ështja  kaloi në Gjykatën e Tiranës. Në korrik 2010 Delijorgji kërkoi  lirimin e tij, duke argumentuar se afati 12-mujor i mbajtjes në paraburgim "në pritje të gjyqit" kishte skaduar.  Kërkesa e u refuzua dhe pikërisht nisur nga ky moment ai kërkon dëmshpërblim nga shteti shqiptar. Në shkurt 2011,  kërkesa e tretë për lirim u pranua dhe ai u  vendos në arrest shtëpie. Kreu i Albademil u dënua në mars 2012.  Koha e kaluar në paraburgim dhe  arrest shtëpie u zbritet nga dënimi i tij. Sipa gjykatës së Strazburgut janë shkelur nenet 4e 5 të Konventës  Evropiane për të Drejtat e Njeriut që kanë të bëjnë me të drejtën  për liri dhe siguri pasjen e ligjshmërisë në  paraburgim. Për këtë dëm jo pasuror gjykata detyron buxhetin e shetit t'i paguajë dëmshpërblimin prej 15.600 eurove.

Free Traffic Exchange