Ligji i energjisë në Parlament, Rama- Na latë 540 mln dollarë borxhe - Albanian Screen TV

2015-04-23 6

Tiranë - 
Ligji i ri për enegjinë ka risjellë tonet e ashpra në Parlament. Ish kryeministri Berisha akuzoi pasardhësin Rama se nëpërmjet sekuestros që me ligj i vendos banesave të abonentëve debitorë po nxit largimet massive nga vendi. Pasiguria dhe gjendja e keqe ekonomike si pasojë e politikës së qeverisë Rama janë përgjegjëse për eksodin e këtij viti në vendet e BE-së ku shqiptarët kërkojnë azil politik. Deputetët demokratë akuzuan  gjithashtu maxhorancën se po përdor sekserë për të nxjerrë pasaporta në mënyrë selkctive tek personat që paguajnë.

"Ke prurë këtu një ligj që vetëm shpirti yt i zi, mendja jote mund ta stis të tillë. Të autorizosh ti OSHEE për të konfiskuar banesa, duke krijuar kështu shkallën më të lartë të pasigurisë së qytetarëve shqiptarë. Me këtë ligj asnjë qytetar nuk ka më të sigurtë strehën e tij", tha kryeministri Sali Berisha.

"Kemi të bëjmë me barrën hipotekore, që do të thotë shumë e thjeshtë, nëse ti nesër do ta shesësh këtë shtëpi, paguaj njëherë borxhet e energjisë elektrike, pastaj dil në treg e shite. Nëse ti ke marrëdhëniet me një qiraxhi, merr masat e duhura në kontratë, ashtu siç ti siguron parapagimin për qiranë, dhe të dhënat e nevojshme për të mbrojtur interesat e asetit tënd, mund ta sigurosh edhe për energjinë elektrike", tha ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri.

"Ç'të keqe tjetër mund tu bësh shqiptarëve përveçse ti përzësh çdo ditë nga ky vend dhe për të nxjerr papagajt e tu në televizone për të thënë që kanë ikur përpara. Azilet politike janë azile politike. Nuk është heqja e vizave ajo që i sjell këto, jo. Se vizat nuk ishin në '11 nuk ishin as në '12,  kur nuk kishte as 2 për qind të shqiptarëve që kërkonin azil politik. Jo mo jo, janë  këto të këqija që i bini shqiptarëve çdo javë, çdo ditë, ti me barrën e qeverisë", vijoi Berisha.

"Pra, një keqkuptim nga njëra anë i krijuar në raport me një nevojë të shpallur të Gjermanisë për rreth 45 mijë të huaj por me profesione të caktuara dhe për arsye të caktuara të ekonomisë gjermane, në raport me nevojën, dëshirën e njerëzve për të shkuar në Gjermani dhe për të kërkuar një jetë më të mirë. Është turp për ju që këtë fakt ta lidhni me këtë qeveri. Ne nuk kemi marr përsipër të bëjmë Shqipërinë parajsë, ne nuk kemi shkop magjik që çfarë ju shkatërruat dhe bëtë copë copë në tetë vjet ne ta rindërtojmë dhe ta vëmë në vend në 18 muaj, por ne kemi bindjen e plotë se Shqipëria po shkon në drejtimin e duhur", u përgjigj kryeministri Edi Rama.

Ligji i ri për energjinë vijoi të shkaktojë debate mes palëve, ashtu si në komisionet parlamentare ku u diskutua më herët. Ai parashikon vendosjen e barrës hipotekore nëse borxhi i debitorëve familjarë shkon në vlerën 150 mijë lekëve të reja energji të papaguar, ndërsa për bizneset deri në  200.

Free Traffic Exchange