Tiranë -
Deputeti Tom Doshi është marrë në pyëtje në prokurorinë e përgjithshmë në lidhjë më veprat penale për të cilat akuzohet, "Kallzim të rremë", "kanosje për kallzim" dhe "deklarim të rremë para prokurorit". Pas marrjës në pyetje, organi i akuzës nuk vendosi një akuzë zyrtare duke e lenë atë në cilësinë e personit nën hetim dhe jo si të pandehur.
Në aktin e ekspertizës për USB-në dhe lap topin e Doshit, organi i akuzës nuk ka gjetur fakte kompromentuese kundrejt deputetit në lidhje me alibinë e ngritur për ekzistencën e një video ku Tom Doshi kercenon Durim Bamin. Avokatët e Doshit u shprehen për median se ky do jetë edhe nje fakt tjeter ne favor të klientit të tyre për te apeluar në Gjykaten e Lartë për ndryshim e masës së sigurisë "arrest shtëpie". Deputeti ndodhet ne arrest shtepie pasi u akuzua që sajoi një skenar vrasje ndaj tij dhe deputetit Mhill Fufi.