Patenta me pikë, në fuqi sistemi i ri për kundravajtjet - Albanian Screen TV

2015-04-22 15

Tiranë - 
Hyn ne fuqi sistemi me pikë për të gjithë ata që zotërojnë një leje drejtimi për automjetet. Çdo qytetar që ka një leje drejtimi zotëron 20 pikë të cilat mund ti ulen ne 0 ose mund të rriten maksimumi në 30 pikë.  Sistemi i pikëve për patentat vjen si një masë shtesë për masat disiplinore ekzistente. Janë gjithsej 48 shkelje të cilat mund të penalizojnë drejtuesit e mjeteve deri në pezullim të lejes së drejtimit. Drejtori i Policise Rrugore, Mitat Tola na shpjegon me hollesisht si funksionon ky sistem.

"Janë të kategorizuara një sasi pikësh ndryshe për herën e parë, dhe ndryshe për përsëritësit. Synohet që tek grupi i shkeljeve që janë përzgjedhur janë ato shkelje që janë burim për aksidentin, mjafton të përmend përdorimin e pijes alkoolike, përfshirja në aksidente rrugore, pozicionimi i mjetit në karexhatë, parakalimet e gabuara të përsëritura, kalimi i semaforit me të kuq, brenda dy viteve tre herë. Janë shkeljet më themelore për të cilat ka një pezullim të lejes së drejtimit dhe  që çojnë në aksidente rrugore. Humbja e pikëve çon automatikisht në kalimin përsëri të një testimi për ta rimarë lejen e drejtimit. E gjitha kjo ka dhënë rezultate mjaft të mira në të gjitha vendet ku është aplikuar", sqaron Drejtori i Policise Rrugore Mitat Tola.

Nga ana tjeter ky sistem mund të konsiderohet shume pozitiv dhe nuk duhet shihet si ndeshkues pasi do të favorizoj të gjithë ata drejtues që do të respektojnë rregullat.Sipas policisë rrugore po  punohet që shumë shpejt cdo qytetar mund të kontrolloj sa pikë zotëron dhe të informohet për cdo shkelje të bërë.

Free Traffic Exchange