Tiranë -
Pesë persona që akuzohen për gjobëvenie ndaj bizneseve janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës. Genc Ferati, Pajtim Serjani, Arianit Luli, Ditmar Reçi dhe Klevis Kardashi u arrestuan ndërsa mësohet se dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Pajtim Seriani, eshte emer i njohur per drejtesine e shqiptare , si person me precedentë penale, pasi është dënuar për disa vepra penale nga gjykata e Tiranës. Me 5 janar ai mbeti i plagosur gjate nje atentati. Zv. drejtori i Krimeve të Rënda dha detaje në lidhje më arrestimet e bëra.
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhenë masen arrest me burg për keta shtetas nderkohë që hetimet për këtë operacion mësohet se kishin nisur prej disa muajsh.