Kryeministri në detyrë i Greqisë Antonis Samaras, ka pranuar publikisht humbjen, edhe para shpalljes së rezultateve zyrtare, duke marrë parasysh diferencën e thellë me partinë e kundërshtatit të tij politik Aleksis Tsipras.
Kreu i Demokracisë së Re, partisë së dytë pas SYRIZES, në një deklaratë nga selia e partisë së tij, tha se ndihej krenar për ndryshimet pozitive që i solli vendit, që siç theksoi ai e mori udhëheqjen e Greqisë në prag katastrofe dhe e nxorri vendin nga kriza.
Ai tha se shpreson që partia e re që do të marrë drejtimin e Greqisë të mos hedhë poshtë arritjet që kolaicioni i Demokracisë së Re me PASOK solli për vendin. Pavarësisht humbjes, Samaras tha partia e tij do të vazhdojë të rualë rol të rëndësishëm për reformat.