Teuta lëshon ndaj Flamurtarit, klubi: Të reagojë prokuroria ose largohemi

2015-01-24 1,384

Akuzat dhe dyshimet për trukim rikthehen në kampionatin shqiptar të futbollit me rikthimin e Superiores nga pushimet e gjata dimërore. Në qendër të akuzave është vendosur ndeshja Flamurtari-Teuta e mbyllur me fitoren e kuqezinjve 2-1.

Minutat e fundit të ndeshjes kanë qenë të dhimbshme për një ekip që synon trofeun dhe një kampionat që ka për objektiv që të dalë nga harta e zezë e trukimeve.

Teksa rezultati ishte në barazim 1-1, në minutat e fundit Teuta me pasivitetin e saj i lejoi Flamurtarit që të shënonte golin e fitores.