A1 Report - Franca ne zi...deshmite e terroristeve. Vellezerit Kouachi: Jemi te a-Qaedes...Pengmarresi i supermarketit: Jam i ISIS

2015-01-10 113

Franca mban zi për 17 viktimat e shënuar në tre ditë sulmesh terroriste nga 3 ekstremistët islamikë, dy vëllezërit Said dhe Cherif Kouachi dhe një bashkëpuntor i tyre Amedy Coulibaly, që mbetën të vrarë nga aksioni policor i një dite më parë duke i dhënë fund një maratone sulmesh e pengmarrjesh në kryeqytetin Francez. Sulmet janë marrë përsipër nga grupi radikal i Al-Qaedës në Jemen dhe kjo është pranuar nga vetë terroristët ashtu si dhe nga zëdhënës të grupit ekstremist.

Televizion Francez BFMTV ka mundur të marrë një prononcim të fundit me telefon nga terroristi përgjegjës për masakrën në revistën satirike Charlie Hebdo i cili ka thënë se ishte i dërguar dhe i financuar nga Al-Qaeda në Jemen për t’u hakmarrë ndaj talljeve provokuese të Profetit Muhamed nga revista franceze. I njëjti kanal ka marrë dhe një deklaratë të pengmarrësit të supermarketit, Amedy Coulibaly, i cili ka thënë se është kordinuar me dy terroristët e sulmin në “Charlie Hebdo” duke pranuar se ishte ai që vrau oficeren e policisë një ditë më parë, si dhe ka thënë se ishte pjesë e ISIS, grupit militant që vepron në Siri dhe Irak.

Free Traffic Exchange