FRANCE - Pas 8 orësh terrori, policia i ka dhënë fund pengmarrjes se dy vëllezërve terroristë që shkaktuan masakrën në "Charlie Hebdo", duke i vrarë ata. Dy franko-algjerianet Said dhe Cherif Kouachi prej orëve të mengjesit ishin fshehur në një shtypshkronjë në veri-lindje të Parisit, ku ndodhej edhe një person tjetër. Pas orëve të gjata të rrethuar nga policia dhe dështimit të negociatave me dy xhihadistet, efektivët ndërhynë duke i vrarë ata, ndërsa pengu ka shpëtuar.
Nga të dhënat e para mësohet se dy vëllezërit kanë dalë duke qëlluar me breshëri ndaj forcave të sigurisë që i kishin rrethuar, ndërsa janë qëlluar për vdekje. - See more at: http://shqiptarja.com/home/1/paris-merr-fund-terrori-vriten-3-terrorist-t-dhe-4-prej-pengjeve--264532.html#sthash.mQviypIB.dpuf