A1 Report - Prishtinë, ndalohet makina me eksploziv pranë amb. së SHBA

2014-12-26 28

PRISHTINE - Një automjet me lëndë eksplozive dhe me targa të Serbisë, është ndaluar mbrëmmjen e djeshme pranë ambasadës amerikane në Prishtinë.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare sipas të cilave, mbrëmjen e djeshme, në lagjen Arbëria është ndaluar automjeti tip Renault Clio nën dyshimin se në të gjendej eksploziv, ndërsa është arrestuar edhe drejtuesi i mjetit, një shtetas serb.

Kjo është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili ka deklaruar se ndaj shtetasit serb është caktuar masa e ndalimit policor deri në një vendim tjetër të organeve të drejtësisë. Ai ka thënë se policia nga ana e saj kishte informacione paraprake për këtë automjet, çka është finalizuar me ndakimin e saj.

“Policia ka pasur informacione paraprake të inteligjencës, kështu që ia ka dalë ta ndalojë veturën dhe ta arrestoj shoferin e saj. Substanca që dyshohet se është materie eksplozivi është dërguar për ekzaminim kurse i arrestuari është dërguar në bazë dhe po intervistohet”, ka thënë Kelani.

Sipas mediave kosovare makina me targa të Beogradit, ishte në lëvizje, derisa është ndaluar nga një patrullë e rregulltë e Policisë së Kosovës. Po ashtu mediat kosovare bëjnë të ditur se automjeti vinte nga veriu i Kosovës dhe si qëllim i atentati ishte Katedralja.

Automjeti u mbajt për disa orë e bllokuar dhe më pas u dërgua në polici për ekzaminime të mëtejshme, pasi u hoq më parë sasia e ekzplozivit. Nga hetimet e para të policisë kosovare mësohet se në makinë kishte rreth 13 kg eksploziv. Po ashtu theksohet se brenda tij ishin të vendosur copa metalike, që rritin fragmentimin dhe shkaktoojnë dëme të mëdha në njerëz.

Free Traffic Exchange