Ka dështuar dhe në raundin e dytë zgjedhja e Presidentit të ri të Republikës në Greqi. Në favor të zgjedhjes së Stavros Dimas votuan 168 përfaqësues të Parlamentit, gjatë votimit të së martës në mesditë. 131 deputetë abstenuan.
Tashmë zgjedhja e deputetit do të vendoset në raundin e tretë që do të zhvillohet më 29 dhjetor, ku nevojiten 180 vota.
Në rast dështimi, Parlamenti do të shpërbëhet dhe do të organizohen zgjedhje legjislative të parakohshme në fund të janarit ose fillim të shkurtit.