Adnan Oktar: Në përgjithëse ne e duam karakterin e evropianëve. Ata janë të pastër, të sofistikuar, njerëz të kulluar dhe njerëz që e duan artin dhe shkencën. Por qeveritë e tyre të fshehta janë mjaft gjakatare. Edhe amerikanët janë njerëz shumë të mirë, të lumtur e plot jetë. Ne i duam të gjithë amerikanët. Por qeveria e tyre e fshehtë është shumë e pamëshirshme. Ata janë tiranë gjakpirës. E kam fjalën për njerëz të veçantë thellë në qeveritë e tyre. Doemos, jo të gjithë në qeveritë e tyre të errëta janë të tillë; disa prej tyre mund të jenë të njerëzishëm dhe kundër shtypjes. Por ndër ta ka një numër të madh gjakatarësh.
- Dhe, zoti Oktar, ju jeni i vetmi ai që flet me ta në një mënyrë të arësyeshme. Shumë muslimanë gjithmonë zgjedhin t’u qasen atyre me armiqësi. Por ngaqë idetë tuaja janë mjaft të arësyeshme, madje edhe njerëzit me ide krejt të ndryshme ndërrojnë mendje, dhe ne kemi vërejtur shumë shembuj të këtillë gjatë viteve të fundit.
Adnan Oktar: PKK-ja është si një sëmundje, si mikrob. Ata po të shënjestronin evropianët, këta të fundit do t’i kishin ndaluar ata që moti. Kjo ka ndodhur me Iranin. Dhe, PKK-ja është shumë e respektuar në Evropë dhe Amerikë. Ata (anëtarët e PKK-së), u thonë sho-shoqit: «Le të mos bëjmë figurë atje, le të mos i disrespektojmë flamujt e tyre, le të mbajmë tubime të rregullta dhe të respektueshme. Le të mos bërtasim shumë, le të jemi miqësorë dhe të respektuar ndaj zyrtarëve dhe punonjësve të tyre civilë.» Por kur vjen puna tek Turqia, ata janë tejet armiqësorë, dhe të llastuar. Ata djegin gjithçka u del përpara, martirizojnë policë e ushtarë tanë. Dhe evropianët i inkurajojnë. Atij vendimi për të shkatërruar Turqinë po i shkohet pas. Ky është një rrezik i madh. Prandaj, i gjithë populli turk duhet të qëndrojë i bashkuar. Ata mendojnë se ne jemi naivë dhe jo fort të zgjuar, dhe se ne mund të na e hedhësh kollaj, dhe se ata mund të vënë në punë disa taktika. ISIS-i ishte rasti i parë që u mësoi atyre se ato taktika janë shterpë. Ata u tronditën, me tërë kuptimin e fjalës. Gjakderdhja në rajon ka vazhduar për vete me radhë tani. ISIS-i ka vrarë njerëz, ka terrorizuar bashkësi, ka djegur vende, dhe Evropa as ka dashur t’ia dijë fare. Por kur ata filluan të shënjestronin e të gjuajnë PKK-në, Evropa u hodh në veprim. Zaten, ata nuk kanë gajle për masakrat që kryen ISIS-i, por e kanë ngaqë ISIS-i sulmon PKK-në, sepse kjo e fundit ka qenë leva më e fortë e tyre kundër Turqisë, dhe e kanë humbur atë. Ata nuk mund të bëjnë më dot gjë tjetër. ISIS-i ka marrë nën kontroll të gjithë rajonin, dhe PKK-ja u paralizua dhe u asgjësua. Anëtarët e PKK-së tani kanë ngecur në Kandil dhe ISIS-i do ta shkatërrojë edhe atë vend. Dhe Evropa, tërësisht e trullosur nga zhvillimet e fundit, po mundohet ta ndalë këtë me tërë fuqinë e saj, duke përdorur median. Ata thonë «Lirojeni (kryetarin e PKK-së) Abdullah Oçalanin, përçajeni Turqinë menjëherë», etj. Ata duhet ta harrojnë këtë. Evropa duhet t’i braktisë këto ide të ndyra. Turqia nuk do të përçahet. Ne s’do ta lejojmë kurrë këtë të ndodhë.
- Shefi i shtabit të ushtrisë së amerikane tha se ata kanë dështuar në çkado që kanë bërë.
Adnan Oktar: Ata nuk do t’ia dalin, ngase Zoti nuk i lejon.
- Një zyrtar i rangut të lartë të CIA-s tha se: «Edhe nëse ne dërgojmë trupa tokësore, nuk do mund ta mundim dot ISIS-in»
Adnan Oktar: Vërtet, doemos.
- Ata thonë: Çfarëdo që të bëjmë ne, numri i tyre rritet.
Adnan Oktar: Sepse, ata i kanë poshtëruar, munduar e masakruar këta njerëz (të Lindjes së Mesme) me vite ata i kanë disrespektuar ata, i kanë trajtuar si të mos ishin njerëz, i trajtuan me armiqësi e egërsi dhe (populli i rajonit) shpërtheu, ata pothuaj i çmendën për shkak të atij trajtimi. Atyre u iku mendja. Ata tani u bënë të tillë që vrasin e therin njerëz gjatë gjithë kohës. Ata, gjithashtu, inkurajojnë interpretimin strikt e konservativ të Islamit atje dhe si rezultat i kësaj, ka ndodhur gjëma e tanishme. Dhe tani ata nuk dinë si të merren me të. Por arësyeja e vërtetë (për daljen e ISIS-it) është se rinia Muslimane, bashkësitë Islame atje qenë poshtëruar e fyer aq shumë për gjatë kohë. Dhe ky është reagimi i tyre ndaj atij poshtëriomi shumëvjeçar. Ata i çmendën njerëzit e rajonit. U prenë gishtrinjtë fare, i thanë dhe dhe i shpunë në Amerikë si suvenire, kujtim. U prenë veshët e i çuan në Amerikë. Në burgun e Abu Graibit ata i poshtëruan aq shumë. I zhveshën lakuriq dhe i detyruan të shtrihen ashtu mbi njëri-tjetrin, i shanë e i shkelmuan. E pastaj i morën në Amerikë dhe i torturuan edhe atje. Ata ngritën kampe të posaçme torturash këtu. Provokuan disa shiitë kundër tyre. I vranë, i terrorizuan; tirania ishte aq e madhe sa rrokte qiellin. Dhe (njerëzit e rajonit) u lodhën e u çmendën. Dhe tani ata therin këdo që u del përpara. Atyre u ka ikur mendja. Ata kanë lënduar krejt rininë Muslimane. Saherë ata dëgjojnë emrin Musliman