Miliona Japonezë votojnë sot në zgjedhje të parakohshme të kërkuara nga kryeministri i vendit Shinzo Abe për të rritur mbështetjen për reformat e tij ekonomike. Votuesit do të zgjedhin kush do të ulet në 475 vendet në dhomën e ulët të parlamentit Japonez.
Vëzhgimet e fundit tregojnë se koalicioni i kryeministrit Abe është i predispozuar të fitojë me shumicë votash, ndonëse popullariteti i tij ka patur rënie. Shinzo Abe është zgjedhur në vitin 2012-të dhe ka tentuar të rigjallërojë ekonominë duke rritur shpenzimet publike dhe paratë e printuara.
Pas një rritje fillestare, Japonia u fut sërisht në recension gjatë pjesë së dytë të vitit. Sipas Bankës Botërore, Japonia është vendi i tretë me ekonominë më të madhe në botë, por është t’kurrur gjatë viteve të fundit.
Kryeministri Abe ka insistuar në një reformë të thellë ekonomike të njohur si “EkonomiaAbe” për t’a bërë Japoninë të ketë sërisht rritje ekonomike. Pyetja që u shtrohet votuesve Japonezë është është se sa mundësi ka që të ketë një zgjidhje në këto probleme të mëdha ekonomike?
Abe ka premtuar që të ndihmojë gratë japoneve në punësimin dhe mbajtjen e këtij pozicioni me ligje anti-diskriminuese dhe objektiva të mëdha punësimi. Ai kërkon një mandat për shtyrjen e një rritje të dytë të taksave me 10%, të parashikuar për vitin 2015-të.