GREQI- Vendimi për të çuar Greqinë drejt zgjedhjeve presidenciale 2 muaj përpara afatit dhe propozimi i Stavros Dimas për president nga qeveria e Antonio Samaras ka bërë që Greqia të njohë sot rënien më të madhe në 27 vjet me një bursë e cila për herë të parë ka shënuar - 12.78%. Kjo ka çuar në përkeqësimin zinxhir të aksioneve në të gjithë botën. Ndërkohë, edhe tregu më i madh i aksioneve në Amerikë, Wall Street, ka shënuar një rënie në hapjen e indeksit “Daw Jones”. Po kështu, në rënie janë mbyllur edhe bursa e Shangait, e Milanos, Madridit, Parisit, dhe Frankfurtit.
Goditja e financave greke që solli më pas dhe një rënie zinxhir në shumë tregje europiane e më gjerë, ka përhapur panik për një krizë të thellë politike.
Njoftimi për shtyrjen e zgjedhjeve presidenciale erdhi pasi ministrat e eurozonës miratuan kërkesën e Greqisë për një zgjatje me 2 muaj të daljes nga programi i ndihmës i cili duhet të përfundonte pikërisht këtë muaj.
Kështu, është caktuar data 17 dhjetor për votimin presidencial i cili do të jetë edhe një test jetik për të provuar pushtetin e kryeministrit Antonio Samaras, të cilit do t’i duhet mbështetja nga parti të tjera në parlament. Ndërkaq, opozita e djathtë Syriza kryeson në sondazhet e opinionit pasi qeveria përballet me pakënaqësi të gjerë në popull pas recensionit 6-vjeçar.
Që nga viti 2010 Greqia ka marrë pothuajse 240 miliardë euro nga programi i ndihmës së BE.
Udhëheqësi i Syriza-s Aleksis Tsipras akuzoi qeverinë se po nxiton drejt një përpjekje të dështuar për të fshehur masat e reja shtrënguese.