Gola shqiptarë në Europë. Kanë shënuar Bekim Balaj dhe Shkëlzen Gashi të dy futbollistë të Kombëtares. Shkodrani Balaj është shndërruar në hero në Çeki pasi ka shënuar golin që i ka dhënë fitoren skuadrës së tij Slavia Praga në ndeshjen ndaj Pribram. Balaj ka shënuar në minutën e 87-të vetëm tre minuta pasi ishte future në fushën e lojës. Goli ka qenë tipik nga ato që shënon shtatlarti i sulmit kuqezi me kokë duke dalë fitues nga mbrojtësve kundërshtarë.
Ndërsa në Zvicër vijon të shënojë për Bazelin Shkëlzen Gashi. Kosovari ka shënuar golin e parë në fitoren 2-0 të Bazel ndaj Grasshopers. Gashi i ka shënuar ish-skuadrës në minutën e 24-të ndërsa në pjesën e dytë nuk i ka shpëtuar ndëshkimit me karton të verdhë.