A1 Report - Rama: Një flamur s’i justifikon koret 40-minutëshe “vritini shqiptarët”

2014-10-22 464

Në një intervistë dhënë amerikanes “Fox Business”, Kryeministri Edi Rama shpjegon se ngjarja e flamurit me Shqipërinë etnike nuk mundte kurrsesi të justifikonte dhunën e ushtruar nga huliganët serbë, e aq më pak thirrjet raciste që zgjatën 40 minuta.

“Më duhet të nënvizoj se sa e brishtë është paqja jonë dhe sa fort na duhet të punojmë, sepse në fund të ditës, çfarë ndodh? Një flamur fluturon mbi stadium, dhe çfarë pastaj? Është kjo një arsye që justifikon gjithë këtë dhunë, gjithë këtë urrejtje dhe gjithë këto deklarata të cilat nuk ndihmojnë që Ballkani të shihet si një rajon që e ka lënë të shkuarën pas? Dhe nga ana tjetër duhet të theksoj se ajo ç’ka ishte më shumë shqetësuese, ishin thirrjet raciste në stadium të 30 mijë vetave që për 40 minuta bërtitën “vdekje shqiptarëve””, tha Rama.

Përsa i përket akuzave se ideatori i dronit ishte vëllai i tij Olsi Rama, kryeministri është shprehur se politika nuk mund të udhëhiqet nga një ndeshje futbolli.

“Politikat e tyre nuk mund të udhëhiqen nga një ndeshje futbolli dhe nga incidentet e një ndeshjeje futbolli. Duhet të theksoj se gjithë kjo është qesharake, dhe këto akuza janë qesharake”, tha Rama.

Kryeministri shtoi se ishte për të ardhur keq që zyrtarët më të lartë serbë u bënë zgjatues të thirrjeve raciste dhe të një gjuhe urrjetje, por përsëri, shqipëria mbetet e vendosur që të cvojë ballkanin përpara.

“Ne e kemi thënë dhe do e përsërisim se shqiptarët nuk do bien në kurthin e politikës së vjetër së urrejtjes dhe të mënyrës së vjetër të komunikimit, mbushur me një gjuhë urrejtjeje që fatkeqësisht karakterizoi autoritetet serbe gjatë ditëve të fundit. Ne besojmë ende fort se duhet ta hedhim prapa krahëve këtë ngjarje duke vendosur në radhë të parë interesin e vendeve tona”, theksoi kreu i qeverisë shqiptare.

Shefit të mazhorancës shqiptare i është drejtuar dhe një pyetje, që kishte të bënte me vizitën e Putin në Serbi, dhe me mundësinë që agresioni rus nëUukrainë të nxisë Serbinë që të braktisë politikën për stabilitet në rajon

“Nëse kjo ndodh, do ishte shumë fatale për popullin serb, dhe do ishte një hap tjetër në drejtimin e gabuar, sepse unë besoj fort se vendi i Ballkanit është në Europë, është në botën demokratike”, përfundoi Rama. - See more at: http://www.shqiptarja.com/politike/2732/rama-nje-flamur-si-justifikon-koret-40-minuteshe-vritini-shqiptaret-247568.html#sthash.IUyXNpWC.dpuf