AA Vision - ME SHQIPTARËT E AMERIKËS - Qazim Doda: NAIM BALIDEMAJ

2014-10-22 11

Analizë rreth gjendjes së shqiptarëve në trojet e pushtuara nga Mali i Zi.
Në studio Naim Balidemaj, redaktor për Ballkanin pranë AA Vision. Balidemaj është publicist, poet dhe analist politik i njohur në Kosovë dhe SHBA.
Në këtë analizë flitet edhe rreth takimet që disa "shoqata", "fondacione" e organizata patriotike, humanitare dhe trevore po i bëjnë me dyer të mbyllura me liderët e Malit të Zi duke i mbajtur të fshehta bisedimet me ta të cilat nuk po sjellin dobi për shqiptarët që jetojnë në trojet e pushtuara.
Takimet që u organizuan nga një organizatë shqiptaro-amerikane e quajtur NAAC (Nation Albanian American Council) u bënë së pari në Washington DC me kryeministrin malazez Milo Gjukanoviq në Prill 2014 dhe më vonë në Shtator 2014 u mbajt takimi tjeter me kryetarin e kuvendit të Malit të Zi Ranko Krivokapiq.
Të dyja këto takime u shfrytëzuan nga udhëheqësit malazez për t'i futur diasporen shqiptaro-amerikane nën ambrellen e vet.
Ka zëra nga këto grupe e shoqata se po bëhen takime në emër të mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve në trojet e pushtuara nga Mali i Zi. Mirëpo, vet mbajtja e takimeve konspirative dhe mbështetja që po u jepet liderëve malazez nga diaspora tregon se këto takime nuk janë në dobi të shqiptarëve.
Ju urojmë shikim të këndshëm!
Stafi i AA Vision