BEOGRAD - Thuajse një javë nga valëvitja e flamurit kuqezi me hartën e Shqipërisë së Madhe mbi stadiumin “Partizani” të Beogradit, policia serbe thotë se ka identifikuar personin që telekomandoi dronin ku ishte vendosur flamuri në ndeshjen e 14 Tetorit Serbi-Shqipëri.
Sipas mediave serbe, bëhet fjalë për shqiptarin 32-vjeçar Ismail Morina për të cilin thuhet se është lëshuar urdhër-arresti, madje është kërkuar edhe ndihma e Interpolit.
“Kurir” thotë se shqiptari mbërriti në Beograd më 11 tetor, dhe sikurse nuk lejohej futja e tifozëve shqiptarë në Serbi, personi që dyshohet se ka ngritur dronin me flamurin e Shqipërisë etnike, ka kaluar për në territorin serb pasi ishte me dokumente dhe me makinë me targa italiane.
Ismail Morina, sipas mediave serbe, ka qëndruar në një hotel i cili ndodhet pranë stadiumit “Partizani”, aty ku mbrëmjen e 14 Tetorit u zhvillua ndeshja Serbi-Shqipëri e vlefshme për eliminatoret e kampionatit evropian “France 2016”.
- See more at: http://www.shqiptarja.com/home/1/serb-t-urdh-r-arresti-p-r--shqiptarin-q--ngriti-flamurin--246944.html#sthash.VFr7AyB3.dpuf